Werner e pranon se Liga Premier është e vështirë: Chelsea ka shanse për titull

Futboll

Werner e pranon se Liga Premier është e vështirë: Chelsea ka shanse për titull

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:08
Timo Werner

Timo Werner ka qenë njëra nga blerjet më të bujshme të Chelseat në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi gjerman iu bashkua londinezëve për 53 milionë euro nga RB Leipzig.

Megjithatë ai nuk ka arritur të shfaqë gjithë potencialin e tij me klubin e ri dhe këtë e pranon vet lojtari.

“Unë tanimë kam treguar se mund të luaj në një kampionat tjetër përveç Bundesligës, por duhet ta pranojë se kam pasue disa ndeshje ku nuk kam bërë asgjë”.

“Kampionati anglez është shumë më i ashpër se sa e mendoja. Kundërshtarët janë shunë të përgatitur fizikisht dhe të ashpër gjë që e bënë Ligën Premier një kampionat të vështirë”, tha Werner për Sky Sports.

24-vjeçari ka luajtur në 20 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asistime.

Ai vazhdon të besoj se skuadra e tij Chelsea ka gjasa të mira pëe ta fituar titullin.

“Unë mendoj se kemi shanse të mira për ta fituar titullin. Shumë skuadra luftojnë në një orar të ngjeshur”.

“Nëse gjejmë përsëri formën tonë dhe nuk humbasim në disa ndeshje ne do të jemi në vendin e parë”, tha Werner.

Ndër të tjera gjermani u shpreh se në Angli ka më shumë presion si futbollist, por që ai tani është mësuar me të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat