Real Madridi do ta huazojë përsëri Martin Odegaardin

Futboll

Real Madridi do ta huazojë përsëri Martin Odegaardin

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:57
Martin Odegaardin

Martin Odegaard ka qenë i huazuar për tri vite radhazi nga Real Madridi, para se të rikthehej në Santiago Bernabeu.

Mesfushori ofensivë norvegjez luajti për Heerenveen, Vitesse e së fundmi Real Sociedad ku pati paraqitje fantastike.

Real Madrid vendosi ta rikthejë në skuadër me trajnerin Zidane që vendosi t’ia japë një rast, por pa sukses.

22-vjeçari megjithatë është aktivizuar në vetëm gjashtë ndeshje, pa arritur të tregojë vlerat e tij.

Reprezentuesi norvegjez në këto gjashtë takime nuk ka treguar asgjë, duke mos shënuar e mos asistuar në asnjë gol.

Kjo ka bërë që Los Blancos të mendojnë për huazimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Real Sociedad ka shprehur interesim për ta marrë përsëri në huazim lojtarin.

Reali do ta huazojë atë në janar, por përveç Sociedadit në garë për të ka edhe skuadra tjera spanjolle dhe angleze, ndërsa Odegaard gjatë ditëve në vijim do të vendos për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat