Armend Thaçi: Ndeshja më e mirë ajo ndaj Drenicës, më e dobëta përballë Gjilanit

Futboll

Armend Thaçi: Ndeshja më e mirë ajo ndaj Drenicës, më e dobëta përballë Gjilanit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:48
Armend Thaçi

Një nga futbollistët më të mirë në Kosovë, Armend Thaçi, ka qenë pjesë e rubrikës së fundvitit, “2020-shi i Superligës”.

Në një prononcim, mbrojtësi i djathtë i Ballkanit, ka thënë se ndeshja më e mirë e edicionit ishte ajo ndaj Drenicës.

“Pa as më të voglin dyshim ishte takimi kundër Drenicës. Shënova dy gola dhe asistova dy herë të tjera, teksa dhurova një paraqitje fenomenale”, tha fillimisht ish-anëtari i Prishtinës.

Ndërkaq, si ndeshjen më të dobët e cilësoi atë kundër ish-skuadrës tjetër, Gjilanit, fundjavën që shkoi, me ç’rast portokallinjtë u demoluan totalisht, 0-4.

“Ndeshja e fundit ku humbëm 0-4. Ajo ishte më e dobëta”, përfundoi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat