Superliga e Shqipërisë, rezultate interesante në xhiron e dhjetë

Futboll

Superliga e Shqipërisë, rezultate interesante në xhiron e dhjetë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:16
Ilustrim

Superliga e Shqipërisë në futboll sot ka vazhduar me ndeshjet e xhirosë së dhjetë ku nuk kanë munguar disa rezultate mjaftë interesante.

Lideri i tabelës, Vllaznia ka shënuar fitore në ballafaqim më Apolonia Fierin me rezultat minimal 0-1 ku golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Hoxhaj në minutën e 40’.

Partizani ë ka mposhtur Kastriotin me rezultat 2-0, ndërsa Teuta ka triumfuar ndaj Skënderbeut me rezultat 1-3.

Laci ka realizuar një fitore shumë të rëndësishme përball Bylisit me rezultat 2-0.

Ndërsa nga ora 16:45 ka filluar ndeshja ndërmjet Kukësit dhe Tiranës.

Pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara, Vllaznia kryeson tabelën me 22 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 17 dhe Partizani me 16 pikë në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat