Fonseca: Dikush dëshiron ta rrënojë Romën

Futboll

Fonseca: Dikush dëshiron ta rrënojë Romën

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:24
Fonseca: Dikush dëshiron ta rrënojë Romën

Paulo Fonseca konsideron se dikush dëshiron ta rrënojë Romën kur pëson humbje dhe se lojtarët nuk i kanë marrë me të keq kritikat e tij pas humbjes nga Atalanta.

Giallorossët fituan me rezultat 3-2 ndaj Cagliarit të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico dhe trajneri nuk mund të ishte më i gëzuar.

“Jam i kënaqur, ishte fitore e rëndësishme. Në Serie A nuk ka ndeshje të lehta dhe ne gjithmonë luftojmë për tri pikët”.

Kemi mundur të shënojmë më shumë gola, krijuam raste të shumta. Patëm një moment të vështirë, mirëpo e tejkaluam si ekip”, ka deklaruar Fonseca për DAZN, duke shtuar se pret transferime të reja në janar.

Lidhur me kritikat pas humbjes prej 4-1 në udhëtim te Atalanta, ka theksuar: “Është dikush që dëshiron ta rrënojë Romën kur ne i humbim ndeshjet. I pranojmë kritikat e drejta. Mirëpo, sapo nuk fitojmë, arrin dikush që ka për qëllim shkatërrimin e Romës.

“Po bëjmë një punë të rëndësishme për ta arritur atë që duam. Në fillim të sezonit, askush nuk besonte se Roma do të ishte në vend të tretë”, ka thënë trajneri në një prononcim për Sky Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat