Ish lojtari i Hajdukut të Splitit, kandidat për përzgjedhës të Bosnjës dhe Hercegovinës

Futboll

Ish lojtari i Hajdukut të Splitit, kandidat për përzgjedhës të Bosnjës dhe Hercegovinës

Nga: K.Goca Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:47

Legjenda e Hajdukut nga Spliti, kroati Aljosha Asanoviq është kandidat për përzgjedhës të ekipit kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës, pasi Dushan Bajeviq, dha dorëheqjen së fundmi nga ajo pozitë. 

Asanoviq, prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Hajduku në vitet e 80-ta dhe që edhe sot mbahet mend kur luanin kundër Prishtinës së Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Mensur Nexhipit etj.

Asanoviq ka lënë gjurmë si futbollist dhe ka qenë pjesë e Kombëtares së Kroacisë në vitin 1998, kur fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Dikur bashkëlojtar në kombëtare kroate me Ardian Koznikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat