Hoxhaj: Nuk ka ndeshje të lehta, ndaj Skënderbeut duhet kujdes!

Futboll

Hoxhaj: Nuk ka ndeshje të lehta, ndaj Skënderbeut duhet kujdes!

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:59
Hoxhaj: Nuk ka ndeshje të lehta, ndaj Skënderbeut duhet kujdes!

Bashkë me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Matko Djarmati i pranishëm në konferncën për shtyp para kësaj sfide ishte edhe sulmuesi Ardit Hoxhaj i cili dha fitoren kuqebluve me golin e tij në Fier në mesjavë. Hoxhaj është edhe një ish-lojtar i Skënderbeut dhe i njeh më mirë korçarët, prandaj ai ka paralajmëruar skuadrën e tij të tregojë kujdes.

“Deri më tani çdo gjë po shkon si duhet. Shpresoj ta mbarojmë kështu si e kemi nisur. Nesër është ndeshje morali. Tre pikë merr si me Tiranën si me Skënderbeun.

Nuk janë kundërshtar i lehtë Skënderbeu dhe barazuam me Tiranën.Nuk ka ndeshje të lehta dhe në asnjë ndeshje nuk futesh i sigurt se do e fitosh. Edhe ekipet e fundit kanë ego për të luajtur.

Nuk premtoj gola por do isha i kënaqur të shënojë 8-10 gola, pse jo edhe më shumë. Kam qenë te Skënderbeu në momentin më të mirë të tyre, nuk kam luajtur shumë, por është bukur të luash ndaj ish-skuadrës, pse jo t’i shënosh.

Lojtarët e mesfushës së Skënderbeut janë shumë të mirë dhe kush arrin të fitojë duelet e mesfushës, nesër merr tre pikët”, u shpreh Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat