​Arsenal – Chelsea, analizë e derbit londinez

Futboll

​Arsenal – Chelsea, analizë e derbit londinez

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Një nga ndeshjet më atraktive të kalendarit të Premier Ligës, do të zhvillohet sot në stadiumin “Emirates” në “Boxing Day”, ku Arsenali mirëpret rivalët londinez Chelsean, në kuadër të xhiros së 15.

“Topçinjtë” që gjenden në pozitën e 15 në tabelë, do të shikojnë sot të regjistrojnë fitoren e parë që nga fillimi i nëntorit. Ndërsa Chelsea do të mundohet që të fitojë ndeshjen e dytë radhazi në ligë, pas fitores javën e kaluar kundër një skuadre po ashtu nga Londra, West Ham.

Pas 14 xhirosh, “Blutë” gjenden në pozitën e pestë në tabelë, me shtatë fitore, katër barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar gjithsej 25 pikë.

Ndërkaq Arsenali, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, ka regjistruar vetë katër fitore, dy barazime dhe tetë humbje, kështu duke u pozicionuar në pozitën 15 me gjithsej 14 pikë.

Të dy skuadrat pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Arsenal (3-4-3): Leno; Holding, Gabriel, Tierney; Maitland-Niles, Elneny, Xhaka, Saka; Willian, Lacazette, Pepe

Chelsea (4-3-3): Mendy; Azpilicueta, Zouma, Silva, Emerson; Mount, Jorginho, Kante; Werner, Abraham, Pulisic

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat