Arteta: Shtatë apo tetë ditët e ardhshme do ta vendosin fatin tonë

Futboll

Arteta: Shtatë apo tetë ditët e ardhshme do ta vendosin fatin tonë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se java e ardhme do të jetë thelbësore për skuadrën e tij dhe pozicionin që do të ketë.

Topçinjtë kanë arritur vetëm një fitore në 10 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën Premier, një ecuri që ka bërë që ata të jenë në pozitën e 15-të në Ligën Premier.

“Unë nuk bëj justifikime”, ka thënë Arteta, që erdhi te Arsenali si pasues i Unai Emery.

Spanjolli 38-vjeçar aktualisht ka mbështetjen e hierarkisë së Arsenalit, por nëse vazhdon me këtë ecuri, nuk do ta ketë edhe gjatë.

Topçinjtë presin sot Chelsean, ndërsa pas saj me Brighton dhe West Brom, që janë aktualisht nën Arsenalin në renditje.

I pyetur nëse java e ardhshme është e rëndësishme për skuadrën e tij që të shmangë rrezikun për tu bërë kandidat serioz për rënie nga elita, Arteta tha: “Po, absolutisht. Shtatë deri në tetë ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë se ku do të shkojmë në Ligën Premier”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat