Atletico pyet për Maitland-Niles

Futboll

Atletico pyet për Maitland-Niles

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 23:23
Ainsley Maitland-Niles

Atletico Madrid janë duke shikuar për një huazim të mesfushorit të Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles.

Skuadra spanjolle është duke kërkuar zëvendësim për të suspenduarin Kieran Trippier dhe Mail shkruan se mesfushori i Gunners që luan edhe në krahun e majtë të mbrojtjes është një opsion i tyre.   

Klubi i La Ligas do të jetë 10 javë pa Trippier – në total 13 ndeshje – pasi që ai ka shkelur rregullat duke bërë baste në vende të ndryshme të botës.

Atletico, të cilët janë në vend të parë në La Liga, janë duke shikuar për një përforcim të shpejt pas humbjes se Trippier, me yllin e Arsenalin Maitland-Niles që është një ndër kandidatët e mundshëm.

Sipas Sportsmail, mësohet se 23 vjeçari edhe më parë ishte në radarin e Atleticos para se t’i konfirmohej dënimi Trippier dhe klubi spanjoll e ka zgjuar interesimin tani.

Mbetet të shihet nëse Arsenali do ta konsideronte largimin e tij nga Emirates.

Por, sipas mediave në Angli Maitland-Niles është paksa i frustruar pasi që Mikel Arteta nuk po i jep minuta dhe ai është duke e konsideruar largimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat