“Rilindja” e Granit Xhakës

Futboll

“Rilindja” e Granit Xhakës

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:30
Granit Xhaka

Nga një situatë aspak e këndshme, në hero.

Granit Xhaka edhe njëherë është në qendër të vëmendjes.

Kësaj radhe jo për atë që bëri dy javë më parë, por me rikthimin fantastik që bëri nga suspendimi dhe paraqitjes në fushë.

Xhaka ishte titullar kundër Chelseat dhe bëri një paraqitje mbresëlënëse, duke i lënë të gjithë gojëhapur, sidomos ata që e kishin kritikuar.

Ai shënoi gol shumë të bukur në fitoren 3-1 të ‘Topçinjve’ dhe ishte lider pa shiritin në kara.

Xhaka bëri më së shumti pasime në derbin e Londrës (44) dhe së bashku me mbrojtësin e majtë, Kieran Tierney, patën më së shumti prekje për Topcinjtë (55).

Për Xhakën ishte goli i parë këtë sezon, gol që ka shtyrë trajnerin Mikel Arteta të flasë vetëm fjalë të mira për të, gol për të harruar problemet dhe për të treguar se çfarë lojtari dhe kapiteni është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat