Neymar bën 'çmendurinë' e radhës, organizon një festë 6 ditore me 500 të ftuar

Futboll

Neymar bën 'çmendurinë' e radhës, organizon një festë 6 ditore me 500 të ftuar

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:13
Neymar bën 'çmendurinë' e radhës, organizon një festë 6 ditore me 500 të ftuar

I dëmtuar në një ndeshje ndaj Lionit, Neymar nuk mundi të luante në ndeshjet e fundit të vitit me skuadrën e PSG-së.

Menjëherë pas marrjes së pushimeve për Krishtlindje, sulmuesi 27 vjeçar udhëtoi për në vendlindjen e tij, Brazil, për të rigjeneruar fuqitë.

Mirëpo gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për O’Ney, pasi ditën e sotme ka përfunduar në qendër të mediave braziliane, për shkak se ka organizuar një festë me 500 të ftuar.

Në Brazil, pandemia e koronavirusit ka vrarë gati 190,000 njerëz. Festa ka nisur të premten në një pallat në Mangaratiba, Rio de Janeiro, dhe do të përfundoi natën e Vitit të Ri raporton “O Globo”.

Për të mos patur shqetësime, Neymar ka krijuar një lloj klubi nate nëntokësor me mbrojtje akustike. Gjithashtu thuhet se ai ka paguar një grup muzikor për të argëtuar mysafirët e tij. Ashtu si gjatë ahengjeve të tij të fundit në Paris, telefonat celularë u ndaluan në mënyrë që videot ose fotot të mos dilnin në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat