Lojtari i Atleticos: Vetëm në vendin tim nuk më mbështesin!

Futboll

Lojtari i Atleticos: Vetëm në vendin tim nuk më mbështesin!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:15
Lojtari i Atleticos: Vetëm në vendin tim nuk më mbështesin!

Lojtari i Atletico Madridit, Yannick Carrasco, ka folur në lidhje me golin e shënuar ndaj Barcelonës.

Ai tregon se ndihet keq për faktin se në Belgjikë nuk e mbështesin aq shumë sa në Spanjë, pikërisht në vendin e tij.

“E dini se për çfarë më vjen keq ndonjëherë? Këtu në Spanjë, të gjithë më përgëzojnë për golin që shënova ndaj Barcelonës. Një ndeshje e mirë për të gjithë skuadrën.

“Në Belgjikë nuk ndodh kështu, kam dëgjuar gjëra të tipit: ‘Po, por ishte faji i portierit;”, – tregon ai. Carrasco duket i mërzitur me bashkëkombasit e tij, pasi mendon se nuk po e mbështesin sa duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat