Duro: Arbitrat në Shqipëri po dhanë një penallti…

Futboll

Duro: Arbitrat në Shqipëri po dhanë një penallti…

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:18
Duro: Arbitrat në Shqipëri po dhanë një penallti…

Laçi krijoi shumë raste ndaj Kastriotit, po kjo nuk mjaftoi për të marrë të paktën 1 barazim. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Supersport”, trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro u shpreh se skuadra e tij dominoi dhe është i kënaqur për lojën, por jo me rezultatin.

“E dinim që do ishte një ndeshje e vështirë, pasi Kastrioti i ka hapur probleme të gjitha skuadrave. Por të them të drejtën loja nuk përputhet me rezultatin. Ne ishim dominues gjatë gjithë kohës, ne ishim më superiorë se kundërshtari. Që në fillim të lojës, kishim disa raste të cilat nuk i shfrytëzuam.

Kastrioti shënoi në momentin e vetëm. Edhe në pjesën e dytë nuk na ndihmoi fati të shënonim, por ky është futbolli. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por me atë që tregoi skuadra në lojë.

Unë jam i kënaqur me lojën, por në këto situata nuk mjafton loja, por duhen pikët. Edhe sot skuadra ishte e ekuilibruar gjatë gjithë ndeshjes, por nuk vlen, pasi pikët janë ato që të krijojnë situata më të mira. Gabimet ishin në fillim të kampionatit dhe një gabim tani nuk e pres mirë pasi duhet të ngjitemi në renditje.

Nëse ne do kishim barazuar shpejt, unë isha i bindur që do e kthenim ndeshjen.

Penalltia ndikoi, por kishim edhe raste të tjera. Kishim momente të tjera të diskutueshme, por në Shqipëri është ligji që po e dha një penallti, nuk mund ta japësh më. Xhixhën e kam zgjedhur unë ta gjuante penalltinë, në mungesë të Nuabuezes”, u shpreh Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat