Xhelal Mehmeti - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Xhelal Mehmeti - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 19:12
Xhelal Mehmeti - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Në vitet e 90-ta (1991-1999), kush më shumë e kush me pak dha kontribut për sportin e Republikës së Kosovës, duke e sfiduan makinerinë kriminale të Serbisë. 

Sportistët, veprimtarët sportivë, donatorët etj. vepruan si një trup e përbashkët kundër agresorit serb dhe formuan Kampionatin e pavarur të Kosovës në të gjitha degë sportive.

Xhelal Mehmeti i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër futbollistët më të mirë në vitet e 90-ta, duke mbrojtur ngjyrat me sukses të KF Kosovës nga Vushtrria dhe në Besëlidhje të Prishtinës, së bashku me Agim Hoxhën, Baki Bulliqin, Shaip Bajgorën, Mehmet Dragushën etj. 

Mehmeti, si mijëra sportistë të tjerë, u angazhuan maksimalisht, duke luajtur në ara dhe fusha të improvizuara, për të mbajtur gjallë sportin dhe nën anën tjetër, iu kundërvunë fuqishëm pushtuesit serb.

Mehmeti ka qenë ndër mesfushorët më të mirë të asaj periudhe dhe që i kanë dhënë zemër skuadrës. 

Si çdo sportist shqiptar edhe Mehmeti u ballafaqua me kërcënime të llojllojshme të milicisë serbe por asnjëherë nuk u ndal në rrugëtimin e tij, në shërbim të sportit dhe shtetit të Kosovës. Mehmeti sot është i nderuar dhe krenar që dha gjithçka për sportin në kohërat më të rënda, që i takoi Gjeneratës së Sakrificës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat