Diego Costa i kërkon Atleticos prishjen e kontratës, nisin interesimet nga Italia dhe Anglia

Futboll

Diego Costa i kërkon Atleticos prishjen e kontratës, nisin interesimet nga Italia dhe Anglia

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:03
Diego Costa dhe Luis Suarez

Një nga emrat e bujshëm që mund të shndërrohet në objektiv merkatoje për shumë klube në muajin janar, është edhe sulmuesi brazilian, i natyralizuar në spanjoll, Diego Costa.

Ky i fundit ka një kontratë deri në fund të sezonit me Atleticon e Madridit, por u ka kërkuar drejtuesve prishjen e bashkëpunimit që në janar, pasi dëshiron të largohet nga Spanja për motive familjare.

Marrëdhëniet e tij me drejtuesit e “Los Colchoneros” janë shumë të mira dhe duke qenë se titullar po luan sulmuesi uruguaian Luis Suarez, gjasat janë që Diego Costa të lihet i lirë të vendosë vetë të ardhmen në muajin janar.

Gjatë merkatos së verës për Diego Costën kanë shprehur interes klubet italiane si Juve, Milan e Roma, ndërsa tani disa skuadra në kampionatin anglez janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat