Agjenti shpjegon arsyen pse Szoboszlai refuzoi AC Milanin

Futboll

Agjenti shpjegon arsyen pse Szoboszlai refuzoi AC Milanin

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 20:00
Dominik Szoboszlai

Agjenti i Dominik Szoboszlai, Matyas Esterhazy ka treguar se trajneri Julian Nagelsmann bëri ndryshimin që klienti i tij të kaloi të RB Leipzigu.

Ish sulmuesi i RB Salzburg nënshkroi me RB Leipzig muajin e kaluar dhe ishte afër kalimit të AC Milani pasi u takua me Paolo Maldinin dhe Ricky Massara.

Agjenti tha se Nagelsmann bëri ndryshimin, derisa lavdëroi Milanin.

“Zgjodhëm Leipizg sepse Dominik dëshironte të rritej dhe të jetë protagonist. Plus, një trajner si Nagelsmann bëri ndryshimin”.

“Milan është ndër klubet më të mira në botë. Janë duke ndërtuar skuadër me talentë të rinj dhe menaxher fantastik”.

“Paolo Maldini dhe Ricky Massara kishin vizione të mira për klubin. Jam i nderuar që i kam takuar dhe i njoh. Iu uroj më të mirat dhe ndoshta rrugët tona do takohen sërish”, deklaroi ai.

Sidoqoftë Milani synon të bëjë disa përforcime dhe tani prioriteti është përforcimi i mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat