Befason Ozil, mund të transferohet tek gjiganti turk?

Futboll

Befason Ozil, mund të transferohet tek gjiganti turk?

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:22
Mesut Ozil

Shokët e skuadrës në Real Madrid, Mesut Ozil dhe Jese Rodriguez mund të kthehen në shokë të skuadrës në Fenerbahçe.

Sipas asaj që raportohet nga Bild, të dy lojtarët mund të transferohen në Turqi në janar duke pasur parasysh nevojën për të rifilluar të luajnë pas muajve të fundit të kaluar jashtë fushave pas problemeve me Arsenalin dhe PSG.

Ozil nuk ka luajtur asnjë minut me Arsenalin këtë edicion, pasi nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për Premierligë.

Ndërkohë, Jese është përjashtuar nga PSG për shkak të një skandali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat