“Corriere dello Sport” zbulon skuadrën e re të Hysajt

Futboll

“Corriere dello Sport” zbulon skuadrën e re të Hysajt

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 00:40
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj gjatë vitit 2021 pritet të largohet nga Napoli, por jo edhe nga Serie A.

Siç raporton e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, Elseid Hysaj në fund të sezonit do të largohet nga Napoli si lojtarë i lirë.

Mes shqiptarit dhe Napolit nuk duket se ka ndonjë mundësi për rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të sezonit.

Kontaktet mes tyre janë ndërprerë. Kërkesat ekonomike të shqiptarit u konsideruan shumë të larta nga Napoli.

Shkodrani karrierën do ta vazhdojë tek gjiganti tjetër italian, Roma. Opsioni i Romës mbetet më i vlerësuari nga Hysaj.

Agjenti i tij Mario Giuffredi, i cili tashmë ka Jordan Veretout në ekipin verdhekuq, ka komunikuar shpesh me menaxherët e Romës mbi mbrojtësin e djathtë.

Nëse Hysaj shkon te “verdhekuqtë”, atëherë do të bëheshin dy shqiptarë kuqezinj aty, bashkë me shkodranin tjetër, Marash Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat