Kthimi i tifozëve në stadiume?

Futboll

Kthimi i tifozëve në stadiume?

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Spadafora

Ministri italian i Sportit, Vinçenco Spadafora hodhi poshtë mundësinë e kthimit të tifozëve në stadiume brenda muajit janar. Në një intervistë për “Rai 3”, zyrtari i lartë i qeverisë së Italisë saktësoi se për momentin nuk është në prioritet rikthimi dhe menaxhimi i tifozëve në stadiume për shkak të pandemisë së ‘COVID’-it.

Megjithatë, Spadafora pranoi se dëshiron që një e tillë të realizohet sa më shpejt, por kushtet nuk garantojnë një lejim për futjen e pjesshme të tifozëve në stadiume.

“Përjashtoj si mundësi muajin janar për kthimin e tifozëve. E them shumë qartë. E di që çdo tifoz dëshiron të jetë prapë në stadium.

Ne si qeveri duhet të kemi prioritete. Në ‘Olimpiko’ të Romës nëse lajon 20 mijë tifozë të futet duhet një të kryhen një sërë kontrollesh dhe menaxhimi, që për momentin nuk janë prioritare.

Dëshira ime është që të tifozët të kthehen sa më shpejt, por kjo nuk mund të ndodhë në janar”, bëri me dije ministri italian i Sportit, Vinçenco Spadafora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat