Formacioni i Prishtinës në vitin 1975, në krye me Hatipin, Canën, Celinën, Hadrin

Futboll

Formacioni i Prishtinës në vitin 1975, në krye me Hatipin, Canën, Celinën, Hadrin

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:29
Nga e majta në këmbë: (Kryetrajner) Ika Kaljeviq, Danillo Stevanoviq, Popoviq (portier), Faton Domi, Nasrullah Shehu, Agim Zymi, Ismet Shufta, Peroviq (portier), Aca Millaçiq (trajner). Ulur: Mlladenoviq (Kalimero), Burim Hatipi, Agim Cana, Mariq, Rasim Thaçi (Cima).

Në vitet e 70-ta, Prishtina dy herë provoi përmes kualifikimeve të futet në elitën e futbollit ish jugosllav, por e pafat.

Me 25 qershor të vitit 1972, Prishtina u nda baras (2:2) me Buduçnostin nga Podgorica, ndërsa me 2 korrik pëson humbje në Podgoricë me 1:0. Me 24 qershor të vitit 1973, Osijeku fiton me 1:0 ndaj Prishtinës. Me 1 korrik Prishtina si vendas mundet me 1:2 nga Osijeku dhe nuk ia arriti qëllimit. 

Duhet kujtuar një ndeshje të Prishtinës, me 14 shtator të vitit 1975, në kuadër të javës së 2-të të Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes, ku para 8 mijë shikuesve e mposhtën me rezultat 3:1 Borin, në atëkohë ky ekip serb ndër kandidatët që të rikthehet në ligën e parë ish jugosllave.

Në petkun e Prishtinës, në atëkohë luanin emra të njohur, si Burim Hatipi, Erdogan Celina, Nasrullah Shehu, Sokol Hadri, Agim Cana etj.

Prishtina-Bori 3:1
Java e dytë, me 14 shtator 1975
Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: Peroviq.
Shënues: Kostiq (36'), Zeqiri (44'-nga penalltia) dhe Mlladenoviq (77') - Popoviq (63').
Prishtina: Peroviq, Stevanoviq, Zymi, Hadri, Celina, Shehu, Zeqiri (Cana), Hatipi, Mlladenoviq, Donçiq dhe Kostiq.
Bori: Pendiq, Ahmetoviq, Barishiq, Komlenoviq, Petkoviq, Nikoliq, Todorovski, Millojkoviq, Popoviq, Tomiq, Vitanoviq (Boleviq).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat