Milan refuzon të transferojë dy futbollistët e njohur

Futboll

Milan refuzon të transferojë dy futbollistët e njohur

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:37
Milan refuzon të transferojë dy futbollistët e njohur

Zhvillime të shumta te Milani për sa i perket emrave që po qarkullojnë në merkato si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në tavolinën e Paolo Maldinit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë shumë emra, teksa disa prej tyre të refuzuar.

Milani u ka “jo” dy emrave për sulmin. Bëhet fjalë për Fernando Llorente dhe Graziano Pelle, dy lojtarë me eksperiencë që e njohin mirë kampionatin italian.

Objektivat kryesuesve të Serie A janë të tjera, ndërkohë që Maldini nuk ka pranuar as huazimin e sulmuesit të ri, Kolombo, në Serie B, pavarësisht se dy klube e kanë kërkuar.

Në ditët në vijim pritet të shohim ndonjë lëvizje konkrete në skuadrën kuqezi që udhëheq kampiontin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat