Veprimi i nigerianit ka ndezur edhe tërbimin e trajnerit

Futboll

Veprimi i nigerianit ka ndezur edhe tërbimin e trajnerit

Më: 3 janar 2021 Në ora: 13:20
Veprimi i nigerianit ka ndezur edhe tërbimin e trajnerit

Me lajme jo të mira ka nisur ky vit për Napolin. Sulmuesi nigerian Osimhen është rikthyer nga vendlindja e tij, por i infektuar me Covid-19.

Talenti 22-vjeçar ka shpërthyer në festë për ditëlindjen e tij, ku gjendeshin dhjetra të ftuar dhe nuk respektoheshin masat mbrojtëse nga pandemia. Këngë, kërcime, para që fluturonin në ajër dhe pa maska. Kjo ishte pamja që vinte nga festa e Osimhen, që tashmë është mbuluar me kritika.

Veprimi i nigerianit ka ndezur edhe tërbimin e Xhenaro Gatuzos, i cili siç ka raportuar “La Gazzetta dello Sport” i ka përcjellë zemërimin e tij përmes telefonit. Një mërzitje tërësisht e justifikuar kjo e trajnerit italian, i cili kërkoi me ngulm ta kishte lojtarin nën urdhërat e tij, madje edhe duke shprehur gatishmërinë për të hequr dorë nga një pjesë e rrogës së tij.

De Laurentis ia plotësoi dëshirën dhe shpenzoi shumën më të lartë në historinë e klubit për ta veshur me fanellën e kaltër, por deri më tani nuk ka marrë mbrapsht investimin e bërë.

Një dëmtim në shpatull e la jashtë për një kohë të gjatë dhe në momentin kur klubi shpresonte ta kishte sërish në dospozicion, Osimhen vendos të thyejë rregullat e pandemisë dhe infektohet me Covid-19, duke qendruar për 14 në izolim. Durimi i Gatuzos është sosur dhe 22-vjeçarin e pret një gjobë e majme nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat