Lidhja e dashurisë me Amir Rrahmanin, moderatorja shqiptare zbulon...

Futboll

Lidhja e dashurisë me Amir Rrahmanin, moderatorja shqiptare zbulon...

Më: 3 janar 2021 Në ora: 14:10
Lidhja e dashurisë me Amir Rrahmanin, moderatorja shqiptare zbulon

E ftuar në emisionin “Soiree”, moderatorja e njohur Ana Lika, gjatë bisedave dhe batutave që hidhte e priste, ajo dashje pa dashje ka përmendur lidhjen që ka patur me futbollistin Amir Rrahmani.

Teksa një prej të ftuarve ishte duke folur publikisht për projektet që ka, me frikën se mos ndoshta nuk do t’i realizohen, në këtë moment, Ana Lika është hedhur duke deklaruar: “Po, po ashtu më ka ndodhur edhe mua. Kisha konkrete një lidhje, e përfola, e përfola, u ndava”.

Vlen të rikujtojmë se para disa kohësh moderatorja dhe Amir Rrahmani u vunë në qendër të mediave rozë nga fotot që publikonin herë pas here në rrjetet sociale.

Asokohet Ana në një intervistë, e pranoi këtë romancë në mënyrë të tërthortë dhe u shpreh se ishte shumë e lumtur.

Por lidhja e tyre zgjati shumë pak dhe bukuroshja seksi tani mesa duket ka reflektuar që ka bërë gabim që e ka përfolur kaq shumë atë marrëdhënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat