Vardy mohon largimin nga Leicester City

Futboll

Vardy mohon largimin nga Leicester City

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:54
Jamie Vardy

Sulmuesi Jamie Vardy ka konfirmuar se nuk ka plan të largohet nga klubi anglez, Leicester City.

Anglezi ka shkëlqyer me “Dhelprat” vitet e fundit, derisa ka pasur vëmendjen e disa klubeve.

Por, Vardy ka bërë të ditur se nuk largohet nga Leicesteri sepse ata e kanë mbajtur kur askush nuk ishte i interesuar për të.

“Largimi nga Leicester? Në asnjë mënyrë. Ata me pranuan kur askush nuk më donte. Nuk do t’i lë dhe të largohem”, tha ai.

Leicesteri këtë edicion vazhdon të jetë në formë të mirë, derisa renditën në pozitën e tretë me 32 pikë, një më pak se lideri Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat