Skriniar: Doja të qëndroja të Interi, kemi besimin se do ta fitojmë Scudetton

Futboll

Skriniar: Doja të qëndroja të Interi, kemi besimin se do ta fitojmë Scudetton

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:10
Milan Skriniar

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka thënë se nuk ka dashur largimin pas spekulimeve se mund t’i bashkohej Tottenhamit në verë.

Sllovaku ishte i lidhur me kalimin të Spurs sepse kishte humbur vendin në formacionin bazë të Antonio Contes.

Sidoqoftë, Skriniar zbuloi se gjithmonë ka dashur qëndrimin në “Old Trafford”.

“Është vështirë të thuhet sepse isha i kënaqur me raportimet sepse doja të qëndroja këtu. Nuk luaja shumë dhe nuk ishte i lumtur, por isha i lumtur për skuadrën”.

“Tani jam kthyer dhe do vazhdojë me përformancat, jam duke luajtur më shumë, pra jam i lumtur”, deklaroi ai.

Tutje, Skriniar theksoi se skuadra ka besimin se mund ta fitojnë Scudetto, por duhet të punojnë shumë.

“Çdo skuadër beson se mund të fitojë dhe ne besojmë gjithashtu, por duhet të vazhdojmë me rezultate”.

“Duhet të punojmë më shumë, çdo ndeshje do jetë vendimtare për ne”, përfundoi sllovaku.

Interi momentalisht renditët në pozitën e dytë në tabelë, një pikë me pak se AC Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat