Plaku largohet nga Kastrioti, gati rikthimi në Kosovë

Futboll

Plaku largohet nga Kastrioti, gati rikthimi në Kosovë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:14
Plaku largohet nga Kastrioti, gati rikthimi në Kosovë

Rikthimi i Sebino Plakut në verë te Kastrioti u cilësua si basti i fituar i skuadrës kruatane që u mbështet tek eksperienca dhe klasi i 35-vjeçarit në javët e para të kampionatit.

Por nga një lojtar shumë i rëndësishëm për Kastriotin, Sebino filloi të humbiste terren me kalimin e javëve duke humbur dhe formacionin dhe pas 6 muajsh te krutanët, Plaku ka përgatitur largimin e dytë nga krutanët, teksa në rrjetet sociale edhe pse jo zyrtarisht ka bërë me dije se lamtumira e tij nga ekipi i Ramadan Ndreut është shumë afër.

“Edhe pse ende jo zyrtare, nuk e shikoj më veten pjesë e Kastriotit.

I uroj sukses atyre njerëzve që mundohen të punojnë me pasion dhe korrektësi aty”, shkruan Plaku, i cili pret të marrë lejekalimin nga Kastrioti dhe më pas të ketë mundësinë të luajë në ndonjë skuadër tjetër. Me shumë gjasa Plaku do të rikthehet në Kosovë aty ku në të kaluarën ka luajtur për Llapin dhe Gjilanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat