Sampdoria shokon Interin! Sanchez dështon nga penalltia

Futboll

Sampdoria shokon Interin! Sanchez dështon nga penalltia

Nga: K.Goca Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:56
Sampdoria shokon Interin! Sanchez dështon nga penalltia

Skuadra e Sampdorisë tregon lojë të mirë në përballje me Interin, duke shënuar fitore me rezultat 2:1, në takimin e javës së 16-të.

Futbollisti Alexis Sanchez humb rastin me të mirë, penalltinë, duke lëshuar mundësinë që të kaloi në epërsi Interin në minutën e 12-të.

Futbollistët Candreva (23'-nga penalltia) dhe Keita (38') realizuan për fitoren e Sampdorisë. 

Për zikaltrit realizon de Vrij (65'). 

Interi është në pozitën e dytë me 36 pikë, ndërsa Sampdoria e 11-ta me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat