Zguro firmos me skuadrën e njohur të Superiores

Futboll

Zguro firmos me skuadrën e njohur të Superiores

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:01
Zguro firmos me skuadrën e njohur të Superiores

Vangjel Zgruo ka lënë Amerikën dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Skënderbeut për pjesën e mbetur të kampionatit. Vangjel Zguro është një lojtar me eksperiencë dhe që në Superiore ka luajtur me disa skuadra në vendin tonë, siç edhe janë Luftëtari, Korabi, Kamza e Kukësi.

“Po, do të jem pjesë e Skënderbeut, kam rënë dakord dhe nesër firmos dhe dal në stërvitje me korçarët, – ka pohuar Vangjel Zguro për “Vipsport”.

Ndërkohë që nga korçarët ka pasur edhe largime lojtarësh.

Bëhet fjalë për futbollistë që kanë qenë titullarë në pjesën e parë të garës si: Amer Duka dhe Çelaj, por edhe Govori që nga sot nuk janë më pjesë e skuadrës bardhekuqe që synon mbijetesën në Superiore dhe kanë rivalitet me Apoloninë, por edhe me Bylisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat