Djarmati: Albion Avdijaj është i Vllaznisë

Futboll

Djarmati: Albion Avdijaj është i Vllaznisë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:02
Djarmati: Albion Avdijaj është i Vllaznisë

Kategoria Superiore rikthehet këtë të premte me supersfidën e Loro Boriçit, Vllaznia-Teuta. Përpara kësaj ndeshjeje bashkë me trajnerin e Vllaznisë Thomas Brdariç në konferencë për shtyp ishte edhe drejtori sportiv i shkodranëve, kroati Matko Djarmati.

Ky i fundit foli për merkaton e Vllaznisë duke konfirmuar afrimin e sulmuesit Albion Avdijaj, ndërsa përjashtoi mundësinë e rikthimit në Shqipëri të Sindrit Gurit duke akuzuar edhe mediat për lajmet e pabaza që nxjerrin. Përsa i përket sulmuesit Dunga, Djarmati shtoi se shumë shpejt ai do të kthehet në Shkodër dhe nuk do të largohet nga Vllaznia.

“Avdijaj është lojtar i yni. Ka prishur kontratën me Tiranën dhe ka ardhur te ne si lojtar i lirë. Është njohje e vjetër e trajnerit. Kane bashkëpunuar bashkë në Gjermani dhe shpresoj ta harrojë sa më shpejt atë që kaloi te Tirana. Nuk dua që çdo ditë të shpjegoj lajmet e rreme të medieve”.

“Sindrit Guri? Ai luan në Belgjikë dhe të vijë në Shqipëri të luajë në të tilla kushte? Nuk është e vërtetë dhe u kërkoj ndjesë njerëzve për të tilla njerëz. Ka shumë lajme që lexojmë dhe nuk janë të vërtetë, më telefononi dhe ua jap lajmin të saktë. Ka edhe medie kryesore, që marrin lajme nga faqe interneti.

Dunga sot po aplikon për vizën shqiptare. Sot ka marrë pasaportën dhe po merr vizën. Në Kenia gjërat funksionojnë ndryshe.Shpresoj që sa më shpejt ta kemi këtu. Është i lidhur nën kontratë me klubin, por është në shitje.

Kush e dëshiron duhet të paguajë klauzolën e vendosur në kontratë. Ne mendojmë të plotësojmë çdo boshllëk që kanë lënë lojtarët e pakënaqur. Kemi liruar rrugën gjithkujt që nuk dëshironte të vazhdonte”, u shpreh Djarmati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat