Interi me probleme financiare?

Futboll

Interi me probleme financiare?

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:50
Interi me probleme financiare?

Humbja e pësuar nga Sampdoria nuk është problemi i vetëm i skuadrës së Interit.

Skuadra nga Milano-ja po përballet edhe me mungesë të parave të thata ku u ka mbetur borxh disa paga lojtarëve.

Sipas Corriere dello Sport, zikaltërit nuk ua kanë paguar lojtarëve dhe stafit pagat e muajit korrik, gusht, nëntor dhe dhjetor derisa ua ka paguar vetëm shtatorin dhe tetorin.

Marotta dhe Antonelli së shpejti do të paraqiten në Lega Calcio, duke kërkuar një zgjatje në afatin e 16 shkurtit për t’i kryer obligimet.

Ka mungesë fondesh për të paguar pagat, komisionet, madje edhe operacione të parëndësishme siç është sektori i rinisë.

Drejtuesit e Interit po e konsiderojnë edhe shitjen e aksioneve te një fond nga Katari, por kërkesa prej 960 milionë eurosh është shumë e lartë për blerësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat