Një shqiptar për Interin

Futboll

Një shqiptar për Interin

Më: 8 janar 2021 Në ora: 12:54
Një shqiptar për Interin

Futbollisti i Arsenalit Shkodran Mustafi është kthyer në njërin prej emrave më të përfolur të merkatos së janarit.

Teksa mbrojtësi me origjinë shqiptare është piketuar si një alternativë në prapavijë për Barcelonën dhe Bajernin, këtë herë emri i tij është përmendur në lidhje me Interin.

Media pranë klubit zikaltër, “FcInternews.it” shkruan se 28-vjeçari i “Topçinjve” i është ofruar klubit të famshëm italian. Dëmtimi i Danilo D’Ambrozios dhe mungesa për një kohë të gjatë i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Interit për të menduar për një lojtar stoli në linjën e prapavijës. 

Mustafi është përfolur se do të largohej nga Arsenali teksa në sezonin e fundit po aktivizohet akoma më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat