Talenti i Ballkanit transferohet tek Skënderbeu

Futboll

Talenti i Ballkanit transferohet tek Skënderbeu

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:28
Talenti i Ballkanit transferohet tek Skënderbeu

Pavarësisht situatës së krijuar nga bllokimi i merkatos, bardhekuqtë vijojnë të kërkojnë elementët e duhur për të forcuar ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.

Në kushtet kur largimet dhe mangësitë kanë qenë të shumta, edhe lëvizjet pritet të jenë po të shumta në numër. Pas akordit me Zguron dhe Sadriun korçarët po tentojnë edhe afrimin e lojtarëve me eksperiencës, por edhe të rinj me perspektivë.

I tillë është rasti i Melos Bajramit, 18-vjeçari që i bashkohet ekipit të Skënderbeut. Bajrami vjen nga radhët e Ballkanit dhe është një mesfushor me tipare sulmuese.

Më herët, Bajrami ka luajtur edhe me moshat U-19 të Padebornit dhe shihet si një i ri me të ardhme për Skënderbeun. Veç tij, korçarët janë në pritje edhe të një braziliani dhe një lojtari që vjen nga Greqia, por emrat e tyre nuk bëhen me dije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat