Asani pranë largimit

Futboll

Asani pranë largimit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 12:06
Asani pranë largimit

Jasir Asani është pranë largimit nga Partizani, teksa pritet të vazhdojë karrierën në dubai.

Pas largimi të Asanit, Partizani nuk ka nevojë të shpenzojë për zëvendësuesin.

Kjo pasi në mesin e muajit shkurt, rikthehet nga pezullimi Erald Çinari.

24-vjeçari shkodran tregoi sezonin e shkuar se është një nga lojtarët më të mirë në Superiore kur aktivizohet në të djathtë të sulmit, ku shpeshherë është problematik me të majtën e tij.

MERKATO – “Demat” po studiojnë tregun për t’u përforcuar në repartet e tjera dhe janë plot 6 futbollistë që priten të firmosin me të kuqtë. Stenio Zhunior, Valentino Murataj dhe Franci Lala janë tre nga emrat, ndërsa me të tjerët, vazhdojnë bisedimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat