Mbrojtësi i Man United i gatshëm të largohet, konfirmon Solskjaer

Futboll

Mbrojtësi i Man United i gatshëm të largohet, konfirmon Solskjaer

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:39
Timothy Fosu-Mensah

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar se mbrojtësi Timothy Fosu-Mensah mund të bisedojë me klube të tjera për një largim nga Old Trafford.

Pas disa sezoanve që i i kaloi në Crystal Palace dhe Fulham, nuk arriti që të gjejë vetën si duhet dhe të përshtatet me ta, kështu që u rikthye përsëri në Man United.

Ai këtë sezon është paraqitur në vetëm 3 ndeshje dhe po kërkon largimin nga klubi.

“Unë nuk jam i sigurt nëse Timo do të qëndrojë apo do të largohet, ai duhet të vendosë për një gjë të tillë në këtë afat kalimtar”, i tha gazetarëve në një intervistë Ole.

Tutje, Solskjaer shpjegoi se ai është në një fazë ku i duhet të luajë dhe nuk ka hapësirë të duhur në planet e tij.

Fosu-Mensah u bashkua me Djajtë e Kuq në vitin 2014, pasi pranoi për një marrëveshje shkëmbimi prej Ajaxit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat