Simeone qetëson tifozët e Atleticos: Do të qëndroj!

Futboll

Simeone qetëson tifozët e Atleticos: Do të qëndroj!

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:00
Diego Simeone

Pas eliminimit të Atletico Madrid nga Kupa e Mbretit nga ekipi i ligës së tretë të Spanjës, Cornellas, u shtuan jashtëzakonisht shumë zërat për një largim të mundshëm të Diego Simeones pas 10 vitesh nga stoli i Los Colchoneros.

Por të hedhur poshtë këto spekulime dhe për të qetësuar të gjithë tifozët e Atleticos u përkujdes vetë trajneri argjentinas i cili në një intervistë ka hedhur poshtë zërat për një lamtumirë të tij të parakohshme nga stoli i Los Colchoneros, duke nënvizuar se marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit janë në sintoni të plotë.

Simeone ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022 por gjasat janë që ai të rinovojë gjatë muajve në vazhdim.

Trajneri argjentinas ka bërë punë të madhe me klubin spanjoll, duke e bërë konkurrues me ekipet më të mëdha evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat