Schalke 04 thyen serinë e zezë, triumfon bindshëm

Futboll

Schalke 04 thyen serinë e zezë, triumfon bindshëm

Nga: K.G. Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:18
Schalke 04 thyen serinë e zezë, triumfon bindshëm

Schalke 04 pas serisë së zezë, 31 ndeshje pa fitore, më në fund kthehet në binarë. 

Schalke si vendas triumfon me rezultat bindës 4:0 ndaj Hoffenheimit, në takimin e javës së 15-të të Bundesliga I. 

Kjo ishte loja më e mirë e kësaj skuadre, që është në krizën më të rëndë që mbahet mend në histori të ekzistimit. 

Golat i shënuan: Hoppe (42', 57' e 63') dhe Harit (80').

Futbollisti amerikan Matthew Hoppe është hero i kësaj sfide, duke shënuar het-trik. Schalke ka 1 fitore, 4 barazime e 10 humbje, duke u renditur në pozitën e 17-të me pikë, teksa Hoffenheim është i 14-ti me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat