Ra ‘viktimë’ e mashtrimit, Antonio Conte humbi 30 milionë euro

Futboll

Ra ‘viktimë’ e mashtrimit, Antonio Conte humbi 30 milionë euro

Më: 9 janar 2021 Në ora: 22:30
Antonio Conte

Historia e pretenduar e mashtrimit prej 30 milionë eurosh, viktima e të cilit ishte Antonio Conte, mund të ketë pasoja kriminale në Itali.

Trajneri i Interit, së bashku me sipërmarrës të tjerë, menaxherë dhe personalitete të njohur, po lëviz ligjërisht për të rimarrë paratë e humbura në investimet fantazmë me ndërmjetësin Masimo Bokikion.

Flitet për një qarkullim paraje midis 200 deri në 500 milionë euro.

Verën e kaluar Gjykata Tregtare Angleze urdhëroi Bokikion që t’ia kthente 30 milionë eurot Contes, por sipas gazetës “La Verità”, ato para nuk mbërritën kurrë.

Në fund të vitit, një hetim nga zyra e prokurorit të qytetit të Modenas u hap gjithashtu për mashtrimet e ndërmjetësit që gjeti shumicën e klientëve të tij në “Circolo Aniene” në Romë, atë të Xhovani Malagò.

Bokikio është nën hetim për përvetësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat