Ajaxi e Totenhami, tërhiqen nga gara

Futboll

Ajaxi e Totenhami, tërhiqen nga gara

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:53
Mourinho

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Ajaxi është tërhequr nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e Inter, Cristian Eriksen.

Arsye për këtë është paga e danezit. Ish-anëtari i Totenham Hotspur, është duke kërkuar një largim nga “Xhuzepe Meaza”, ku ai arriti një vit më parë në një transferim prej 27 milionë euro.

Sipas “Calciomercato.com”, Hoze Murinjo është i interesuar të kthejë danezin përsëri në Totenham, por përsëri, Spurs nuk janë të gatshëm të paguajnë të gjithë pagën e tij.

Interi është i hapur për të shitur 28 vjeçarin ose edhe për ta dhënë në huazim në afatin kalimtar të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat