Lëndim tek Ballkani

Futboll

Lëndim tek Ballkani

Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:17
Lëndim tek Ballkani

Sulmuesi i rrezikshëm i krahut, Nazmi Gripshi është lënduar ditëve të fundit.

Kjo gjë vërtetohet nga mos-prezenca e tij në duelin miqësor ndaj Turbinës dhe fotografive të stërvitjes së sotme të postuara në faqen zyrtare të klubit.

Në po këto fotografi, Gripshi shihet me fashë në këmbë tek pjesa e gjurit teksa vërehet edhe paksa i distancuar bashkë me të lënduarin tjetër, Kushtrim Gashin.

Megjithatë pos këtij lajmi të keq, “portokallezinjtë” kanë marrë dje edhe një lajm pozitiv.

Arbër Hoxha luajti në takimin miqësor duke lënë pas krahëve një lëndim të gjatë, dhe madje duke asistuar në golin e Mirlind Dakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat