Rrahmani gabon rëndë, Napoli fiton

Futboll

Rrahmani gabon rëndë, Napoli fiton

Nga: K.Goca Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:56
Rrahmani gabon rëndë, Napoli fiton

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, duket se nuk e kishte ditën e tij,  pavarësisht gabimit trashanik të tij, Napoli fiton në udhëtim 2:1 ndaj Udineses, në takimin e javës së 17-të në Serie A.

Në minutën e 15-të, Insigne u tregua i saktë nga penaltia, duke kaluar në epërsi Napolin.

Në minutën  27-të, Amir Rrahmani ka bërë gabim trashanik, duke e kthye topin të portieri, Lasagna ia merr topin dhe pa vështirësi shënon për 1:1.

Në minutën e 46-të, Rrahmani u zëvendësua, ndërsa Elseid Hysaj u paraqit i plotë për Napolin. Në minutën e fundit, Bakayoko realizon për fitoren e Napolit.  Napoli është në vend të pestë me 31 pikë, ndërsa Udinese e 13-ta me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat