Hoti: Ta njoh klubin e Vëllaznimit dhe 'Kuqezinjtë e Jakovës'

Futboll

Hoti: Ta njoh klubin e Vëllaznimit dhe 'Kuqezinjtë e Jakovës'

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:09
Hoti: Ta njoh klubin e Vëllaznimit dhe 'Kuqezinjtë e Jakovës'

Kandidati për postin e kryeministrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar Gjakovën gjatë ditës së sotme.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Hoti ka folur paksa edhe për sportin, në veçanti për futbollin.

Ai ka thënë se e njeh Vëllaznimin e Gjakovës, “Kuqezinjtë e Jakovës”.

Tutje, ai ka thënë se është i gëzuar që në “mandatin tonë ka nisur ndërtimi i stadiumit të qytetit”.

Postimi i plotë i Hotit në “Facebook”:

“Në Gjakovën e Akademik Fehmi Aganit!

Gjakovë, të kam jetuar në shkollë të mesme dhe të falënderoj për krejt çka kam mësuar nga ti. Gjakovë, t'i njoh teqetë, kishat dhe xhamitë, bashkëjetesa e të cilave është shembull për njerëzimin në mbarë botën.

Ta njoh Malësinë, ta njoh luftën për liri, pavarësi dhe demokraci, t’i njoh heronjtë e dijes, kulturës e pushkës, t’i njoh këngët dhe i këndoj me shumë kënaqësi, ta njoh klubin e Vëllaznimit dhe Kuqezinjtë e Jakoves, dhe jam i gëzuar që në mandatin tonë ka nisur ndërtimi i stadiumit të qytetit.

Strukturave, anëtarëve dhe simpatizantëve të shtëpisë sonë politike, u garantova se do të jemi të bashkuar e të përkushtuar në rrugëtimin tonë për zhvillim të Gjakovës dhe Kosovës.

Zoti e bekoftë Malësinë e Gjakovës!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat