Agjenti: Qëndrimi të Napoli është prioritet për Bakayokon

Futboll

Agjenti: Qëndrimi të Napoli është prioritet për Bakayokon

Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:34
Tiemoue Bakayoko

Agjenti i Tiemoue Bakayoko, Abdoulaye ka konfirmuar se lojtari ka prioritet të kompletojë transferimin në “Diego Maradona”.

Francezi shënoi golin e parë me Napolin ndaj Udineses, gol që i dhuroi fitoren skuadrës së Gattusos.

Momentalisht Bakayoko është huazim deri në fund të sezonit dhe agjenti ka konfirmuar se prioritet është qëndrimi.

“Është shumë i lumtur me golin e parë, ka kaluar kohë e gjatë që nga goli i fundit”.

“Është herë të flitet për transferimin, ka shumë gjëra që duhet konsideruar. Është huazim deri në fund të sezonit dhe nuk ka biseduar me ndonjë klub, por qëndrimi të Napoli do ishte mundësi e mirë, do shohim”.

“Ka luajtur për shumë klube, por është i lumtur të Napoli, rezultatet janë dhe ky klub do ishte mundësi e mirë për të ardhmen”.

“Napoli është kandidat për titull. Napoli do jetë prioriteti i tij në qershor”, deklaroi ai.

Bakayoko verën e kaluar ishte shumë afër rikthimit të Milani, por biseda me Gattuson e bindi të transferohej të Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat