Toure shkroi një letër...

Futboll

Toure shkroi një letër...

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:46
Toure shkroi një letër...

Yaya Touré shkroi një letër në “The Coaches Voice”, në të cilën rishikoi karrierën e tij, të tashmen dhe të ardhmen në një futboll, në të cilin ende është aktiv në moshën 37 vjeç. Megjithatë, tashmë po përgatitet të jetë trajner:

“Është duke u bërë më e lehtë për mua të pranoj se ditët si futbollist po mbyllen. Nëse do të vijë ofertë, do të më pëlqente mundësia të vazhdoja të luaja. Do të ishte perfekte të gjeja një rol, që kombinon lojën me stërvitjen, siç bëri Kolo me Brendan Rodgers te Celtic dhe tani në Leicester.

Karriera e gjatë më ka dhënë mundësinë të mësoj. Pandemia më ka dhënë mundësinë të filloj të marr mësimet për trajner dhe të mendoj për kapitullin tjetër. Unë jam i vetëdijshëm se kam nevojë të mësoj gjithçka dhe të ndërtoj rrugën time.

E gjitha është pjesë e rrugës dhe është me të vërtetë e rëndësishme. Unë kam filluar të kuptoj se sa mirë është të jesh trajner. Për marrëdhënien me Guardiolën? Te Manchester City, Pep dhe unë flisnim pas stërvitjes për ca gjëra specifike dhe pjesë të lojës, që ai pëlqente t’i analizonte. Me David Silva kemi biseduar vazhdimisht. Edhe me Samir Nasri. Diskutonim si mund të gjenim një mënyrë për Agüeron, fjala vjen, që të shënonte më shumë. Bashkë morëm vendimin për t’i ndryshuar gjërat.

Aty kuptova se duhej ta konsideroja të bërit trajner. Pra, edhe falë Guardiolës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat