John merr pjesë në stërvitjet e një skuadre tjetër, akoma nuk është grumbulluar me Prishtinën

Futboll

John merr pjesë në stërvitjet e një skuadre tjetër, akoma nuk është grumbulluar me Prishtinën

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:49
John merr pjesë në stërvitjet e një skuadre tjetër, akoma nuk është grumbulluar me Prishtinën

Otto John vazhdon akoma pushimet në Nigeri.

Derisa ka ekipe në Kosovë të cilat pushimin ua japin të njejtë si futbollistëve vendor edhe atyre të huaj, tek Prishtina kjo nuk ndodhë, shkruan Gazeta Olle.

Pjesa tjetër e skuadrës është rikthyer dhe ka filluar përgatitjet, ndërsa sulmuesi i rrezikshëm Otto John vazhdon të mbetet akoma afër familjes së tij në Nigeri.

Megjithatë, pushimi edhe për John nuk është i destinuar të zgjasë përgjithmonë, me nigerianin që do të rikthehet tek skuadra në ditët e ardhshme përshkak të udhëtimit përgatitor në Antalya.

Prishtina shpreson që ta ketë sulmuesin e saj kryesor gati dhe të motivuar plotësisht para fillimit të garave kampionale dhe kupës.

John përveç që po kalon kohë kualitative me familjen dhe të afërmit, gjatë ditës së sotme ka vizituar një skuadër futbollistike në vendin e lindjes dhe ka ndjekur stërvitjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat