Aguero në Barcelonë?

Futboll

Aguero në Barcelonë?

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:06
Aguero në Barcelonë?

Sipas “The Sun”, Barcelona është shumë e vetëdijshme për situatën e Sergio Agüero, i cili e përfundon kontratën e tij me Manchester City qershorin e ardhshëm dhe nuk ka rinovuar ende.

Kështu, argjentinasi, shok i ngushtë me Leo Messin, mund të shkojë falas në “Camp Nou”, verën e ardhshme.

Kuptohet, për të ka edhe interesime të tjera, sikurse është ai i PSG-së, me trajnerin Pochettino në rreshtin e parë.

Megjithatë, katalanasit duken ta favorizuar për disa arsye, janë gati ta rikthejnë në La Liga sulmuesin, i cili tashmë ka luajtur për Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat