Maldini i vë syrin një shqiptari për sulmin e Milanit

Futboll

Maldini i vë syrin një shqiptari për sulmin e Milanit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:40
Maldini i vë syrin një shqiptari për sulmin e Milanit

Milani është duke parë nga e ardhmja dhe dëshiron të rrisë numrin e lojtarëve të rinj në skuadër.

Maldini ka nisur nga puna për të piketuar elementët e duhur dhe duket se i ka vënë syrin një shqiptari për sulmin kuqezi. Bëhet fjalë për Leon Dajakun, kartoni i të cilit zotërohet nga Bajerni i Mynihut.

Talenti 19-vjeçar luan me ekipin e dytë të bavarezëve dhe spikat me aftësitë e tij.

Vetë Dajaku dëshiron të ketë më tepër minuta në këmbë dhe ka ardhur koha për të menduar një huazim të mundshëm.

Sipas “Goal” Milani është një alternativë për të ardhmen e tij, megjithëse në garë janë edhe tre ekipe të tjera. Janë pikërisht Unioni i Berlinit, Këlni dhe Nicë që kërkojnë të kenë në grupin e tyre Leon Dajakun. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e sulmuesit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat