Boca Juniors eliminohet nga Santos

Futboll

Boca Juniors eliminohet nga Santos

Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:56
Boca Juniors eliminohet nga Santos

Do të jetë një finale e gjitha braziliane ajo e Copa Libertadores që do të zhvillohet me ndeshje teke në Maracana. Pas Palmeiras edhe Santos siguroi kalimin në finale, pasi çmontoi Boca Juniors në gjysmëfinalen e kthimit duke e mposhtur me rezultatin e thellë 3:0.

Me sfidën e parë në Bombonera që kishte përfunduar në barazim pa gola, u mendua se Boca do të kishte më shumë iniciativë në këtë takim të kthimit, por ndeshja u dominua nga vendasit e Santos të cilën zhbllokuan sfidën shumë shpejtë me golin e Pituca në të 16-ën.

Në fillimin e pjesës së dytë sfida u kthye në një malore për Bocan që pësoi edhe golin e dytë nga Soltedo. Fitorja e brazilianëve u vulos nga Braga në minutën e 51-të.

Finalja e madhe e Copa Libertdores do të zhvillohet në 30 janar në Maracana me skuadrën fituese mes Palmeiras dhe Santos që do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve në muajin shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat