Lewandowski: Kimmich si potencial

Futboll

Lewandowski: Kimmich si potencial

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:18
Lewandowski: Kimmich si potencial

Viti 2020 ishte fantastik për Bayern Munchen dhe Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak realizoi shumë gola dhe festoi 5 trofe me ekipin bavarez.

Në muajin dhjetor fitoi “Best FIFA Men’s Player”, duke u bërë i pari futbollist i Bundesligës që fiton një çmim të tillë.

Gjermani i parë që ia kishte dalë të fitonte çmimin e FIFA-s ishte Lothar Matthaus në vitin 1991, por atë vit ishte pjesë e Interit në Serie A. Në një prononcim për Sport Bild, Lewandowski ka thurur elozhe për Joshua Kimmich, shokun e tij të skuadrës dhe një nga yjet e bavarezëve.

“Sa i përket lojtarëve të rinj, do të zgjidhja Joshua Kimmich si potencial për t’u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Kam besim se ai do t’ia dalë ta fitojë në të ardhmen.

Ka shumë futbollistë të rinj të talentuar në Gjermani. E kanë vetë në dorë për të shkuar larg, lutëm që ta bëjnë”, deklaron goleadori polak..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat