​Atletico Madrid transferon Dembelen

Futboll

​Atletico Madrid transferon Dembelen

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:24
Moussa Dembele

Gjiganti spanjoll Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e sulmuesit Moussa Dembele, konfirmon vetë klubi madrilen përmes një komunikate zyrtare në rrjetin social Facebook.

Dembele kalon tek Atletico në formë huazimi për gjysmë sezonin e mbetur, me të drejtë blerjeje pasi përfundimit të edicionit 2020/21.

Ai do të jetë si zëvendësim i sulmuesit Diego Costa, i cili shkëputi kontratën me klubin madrilen këtë janar, dhe tani është si futbollist i lirë dhe mund të transferohet drejt Kinës ose Amerikës, por spekulohet se favorizon një rikthim të mundshëm në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat